Politike

Kryetarja e KLGJ jep lajmin: Gjykata e Lartë do të japë vendimet e para në shtator!

Naureda Llagami, kryetare e KLGJ raportoi para komisionit të Ligjeve, ku tha se Gjykata e Lartë shumë shpejt do të jetë funksionale, por shtoi edhe problemet që janë krijuar në sistemin e drejtësisë gjatë Vettingut.

TIRANË- Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, (KLG), Naureda Llagami ka raportuar sot para Komisionit të Ligjeve, ku i është përgjigjur interesit të socialistëve, edhe për ngritjen e Gjykatës së Lartë. Llagami, përfaqësuese e shoqërisë civile në KLGK, tha se në shtator pritet që GJL të jetë funksionale dhe të japë vendimet e para.

Kjo pyetje na ka shqetësuar që nga momenti i parë kur kemi shkuar në atë godinë. Mirëfunksionimi i gjyqësorit nuk është vetëm Gjykata e Lartë, por edhe mungesa e gjyqtarëve në qytete, që është shkarkuar për shkak shumë gjyqtarë dhe prokurorë nga vettingu. Duhet t’i garantojmë që personat që do shkojnë në Gjykatën e Lartë do të jenë profesional që i kërkon kjo Reformë. Në sot jemi koshient që sistemi po vuan dhe është në një situatë të vështirë se një pjesë e gjyqtarëve po largohen, por nuk mund të lejojmë që të fusim në sistem njerëz të paverifikuar. Kemi hartuar dy projekt rregullore që kanë krijuar një standadr, kandidatët do t’i nënshtrohen një procedure transparente për figurën e tyre. Në shtator do të jemi gati që të kemi vendimet e para të kësaj Gjykate.

Naureda Llagami, kryetare e KLGJ

Më tej, Llagami foli edhe për problemet që iu shkaktuan sistemit të drejtësisë nga Vettingu.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Për statusin e gjyqtarëve u krijua pasiguri. KLGj vazhdon dhe sot hedhjen e shorteve për të plotësuar nevojat e gjykatave. Do hapim edhe thirrjen për magjistratët që duan të shkojnë në Gjykatën e Lartë. 

Naureda Llagami, kryetare e KLGJ

Këshilli i Lartë Gjyqësor është një nga institucionet e reja të Reformës në Drejtësi, që ka për detyrë të plotësojë edhe vendet bosh në gjykata. Presidenti Ilir Meta i dërgoi një letër javën e shkuar Këshillit të Lartë Gjyqësor mbi veprimtarinë e deritanishme të KLGJ-së për plotësimin e vakancave në Gjykatën e Lartë. Meta kritikonte rekomandimet e misionit të ekspertizës së BE-së “Euralius V” per të tejkaluar fazën emergjente.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment