Aktualitet

Lejuan mbjelljen e drogës në Kukës dhe Mallakastër/ Arrestohen dy punonjës policie dhe një kryeplak

26 Shtator 2019, 09:19 Nga DOSJA
Lejuan mbjelljen e drogës në Kukës dhe Mallakastër/

Tiranë- SHÇBA ka arrestuar dy punonjës policie dhe 6 persona të tjerë. Në prangat e policisë ka rënë R.C. 58 vjeç, punonjës policie në Kukësit dhe L. XH., 51 vjeç, punonjës policie në Mallakastër pasi akuzohen se në bashkëpunim me persona të tjerë kanë lejuar kultivimin e bimëve narkotike.

Në pranga ka rënë edhe  H.Y., 64 vjeç, kryeplak i fshatit Piskë në Kukës, për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Njoftimi i policisë:

SHÇBA në bashkëpunim me Policinë e Shtetit arrestoi 48 orët e fundit në Mallakastër dhe Kukës, 2 punonjës policie dhe 6 persona të tjerë të dyshuar për veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Kultivim i bimëve narkotike”

Drejtoria e Hetimit të SHÇBA-së, në funksion të nje procedimi penal disa mujor, hetuar me metoda proaktive, për veprat penale të “Kultivimit të bimëve narkotike” dhe “Shpërdorimit të detyrës”, organizoi dhe finalizoi operacionin “Kopshti i Skacajve”, ku u asgjësuan disa bimë narkotike, ndërsa kreu dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– Inspektor R.C. 58 vjeç, punonjës policie me detyrë ndihmës specialist i Policimit në Komunitet në Kukësit, për veprën penale të “Shpërdorim detyre”;

– H.Y., 64 vjeç, kryeplak i fshatit Piskë në Kukës, për veprën penale “Shpërdorim detyre”;

– B.M., 58 vjeç, banor i fshatit Piskë, Njësia Administrative Shënmri, Kukës, për veprën penale të “Moskallëzimit të krimit”.

Nga hetimet, rezulton se punonjësi i Policisë dhe kryeplaku i fshatit Piskë, duke keqpërdorur atributet që u jep detyra, kanë lejuar dhe garantuar autorët e dyshuar të kryejnë këtë veprimtari të kundraligjshme. Edhe pse dyshohet se kishin dijeni mbi kultivimin e narkotikëve, ata nuk kishin informuar autoritetet. Hetimet vijojne në lidhje me implikime të tjera të mundshme.

Ndërkohë, dje në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Berat dhe Komisariatin e Policisë Mallakastër, si dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, në kuadër të operacionit “Gjerbës”, SHÇBA ekzekutoi vendimin e masës së sigurisë “Arrest me burg” për punonjësin e policisë, L. XH., 51 vjeç, me detyrë inspektor i Policisë së zonës në Komisariatin e Policisë Mallakastër, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Kultivim i bimëve narkotike”.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet dy punonjësit e policisë lejimi i drogës në kukës arrestohet dy punonjësit e policisë lejimi i drogës në kukës

Sondazh

Poll