Aktualitet

I akuzuar për atentatin ndaj Çapjave, Shkëlzen Hasanpapajt i gjendet celular në qeli

26 Shtator 2019, 09:36 Nga DOSJA
I akuzuar për atentatin ndaj Çapjave, Shkëlzen Hasanpapajt i

TIRANË– Një telefon celular është gjetur në qelinë e paraburgimit të Shkëlzen Hasanpapajt.

Ky i fundit ndodhet në paraburgimin 302, teksa po pret të gjykohet në Tiranë për atentatin ndaj Florenc Çapajt, ndërsa tani do të akuzave i shtophet edhe futjes së sendeve të ndaluara ne burg.

Më shumë se një javë më parë, Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar dënimin e tij me 22 vite burg, për tentativë vrasje dhe plagosjen e një punonjëseje policie.

Shkëlzen Hasanpapaj u arrestua në Holandë nga ku edhe u ekstradua për në Shqipëri. Ai nuk e pranon akuzën e prokurorisë së Elbasanit, por organi i akuzës pretendon se është një analizë “ADN-je” që ka provuar se në vendngjarje ka qenë Hasanpapaj, atentatori.

Florenc Çapja tashmë ndodhet në burg, ku është arrestuar për tentativën e vrasjes së Fadil Memës, ish-efektivit të policisë rrugore në Elbasan. Më 20 shtator 2019, Çapja do të dalë para gjykatës pasi ka kërkuar lehtësimin e masës së sigurisë.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet shkelzen hasanpapaj telefon ne qeline e hasanpapajt shkelzen hasanpapaj telefon ne qeline e hasanpapajt

Sondazh

Poll