Aktualitet

Homazhe për ushtarët e vrarë në Shqipëri, 80 pelegrinë vijnë nga Greqia, vizitë edhe në Bularat (VD)

26 Shtator 2019, 08:21 Nga DOSJA
Homazhe për ushtarët e vrarë në Shqipëri, 80

GJIROKASTËR– Pelegrinë nga Greqia kanë mbërritur në Manastirin e Këlcyrës, për të zhvilluar homazhe tek varrezat ku prehen eshtrat e 500 ushtarëve grekë të rënë gjatë luftës Italo-Greke të 1940.

Nderimet janë organizuar nga ish-gjenerali grek Jorgos Geordiadis, i cili kthehet në Shqipëri për të pestën herë radhasi por kësaj herë me gati 80 pelegrinë pas tij.

Ish-gjenerali, në një intervistë të dhënë për mediat e pranishme nuk i ka kursyer vlerësimet për autoritetet shqiptare policore për facilitetet e ofruara përgjatë dy ditëve të prezencës së tyre në Shqipëri.

Ceremonia në varrezat e ushtarëve grekë në Manastirin e Grykës së Këlcyrës, ka qenë larg protokollit të zakonshëm por vetem me një meshë e efinalizuar me ekzekutimin e himnit grek.

Pas ceremonisë, peligrinët i janë drejtuar Qafës së Kiçokut aty ku është zhvilluar një prej betejave më të përgjakshme të luftës italo-greke në territorin shqiptar.

Ditën e nesërme një ceremoni të ngjashme do të zhvillohet edhe në varrezat e ushtarëve grekë në fshatin Bularat.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet homazhe tek manastiri i kelcyres jorgos geordiadis homazhe tek manastiri i kelcyres jorgos geordiadis

Sondazh

Poll