Aktualitet

Gomonet me drogë në Greqi, mediat: Heroinën e hodhën në det, në kërkim mjeti tjetër (VIDEO)

26 Shtator 2019, 07:53 Nga DOSJA
Gomonet me drogë në Greqi, mediat: Heroinën e hodhën në

GREQI– Detaje të reja janë zbuluar nga operacioni i djeshëm ku dy shqiptarë u arrestuan pasi po transportonin drogë me dy gomone në Turqi përmes ujërave greke. 

Nga të dhënat e deritanishme theksohet se në gomone nuk është gjetur asnjë sasi lëndë narkotike. Megjithatë dyshohet se trafikantët janë të përfshirë në një rrjet kriminal, i cili transporton hashash në Turqi duke e shkëmbyer atë me heroinë.

Dyshohet për grup trafikantësh që çojnë hashash në Turqi dhe e shkëmbejnë me heroinë. Drejtoria kundër narkotikëve në policinë greke ka pasur informacion për dy gomone që do niseshin nga Shqipëria për të çuar hashash në Turqi ku do të merrnin heroinë. Dyshohet se nga gomonia e kapur është hedhur heroinë në det gjatë ndjekjes pasi hashashin ka arritur të shkarkojë në brigjet turke.” shkruan Kathimerini, media greke.

Ndërkohë që gomonia e dytë është ende në kërkim nga Policia Kufitare greke, e cila po vijon me patrullimet në det. 

Ditën e djeshme Policia greke ka zhvilluar një megaoperacion teksa ndiqte dy gomone. Mediat greke shkruajnë se gomonet ishin me drogë dhe se brenda tyre ndodheshin tre trafikantë, dy shqiptarë dhe një italian. 

Për t’i ndaluar gomonet, grekët kanë nxjerrë në det 10 roje kufitare dhe një helikopter nga i cili kanë qëlluar edhe me snajper mbi shqiptarët. 

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet operacion ne ujerat greke shkembim zjarri ne ujerat greke trafik droge operacion ne ujerat greke shkembim zjarri ne ujerat greke trafik droge

Sondazh

Poll