Bota

Arrestimi i gazetarit amerikan/ Biden thirrje Rusisë: Lëreni të shkojë

Shërbimi rus i sigurisë FSB njoftoi të enjten se kishte arrestuar Gershkovich, në masën më serioze kundër një gazetari të huaj që kur Rusia nisi luftë nëUkrainën. 

31 Mars 2023, 17:33 Nga a.l
Arrestimi i gazetarit amerikan/ Biden thirrje Rusisë: Lëreni të
Joe Biden

SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden i ka bërë thirrje Rusisë që të lirojë gazetarin e burgosur të 'Wall Street Journal', Evan Gershkovich, i cili akuzohet nga Moska për spiunazh. Duke folur nga Shtëpia e Bardhë, Biden dërgoi një mesazh të qartë: "Lëreni të shkojë".

I pyetur nëse planifikonte të dëbonte diplomatët rusë pas ndalimit të Gershkovich, presidenti amerikan tha: "Ne nuk kemi plane të tilla në këtë moment."

Shërbimi rus i sigurisë FSB njoftoi të enjten se kishte arrestuar Gershkovich, në masën më serioze kundër një gazetari të huaj që kur Rusia nisi luftë nëUkrainën. 

Por çfarë ndodhi? 

Gazetari i 'Wall Street Journal' u arrestua me akuza për spiunazhi. Shërbimi Federal i Sigurisë (FSB) tha sot se Evan Gershkovich ishte arrestuar në Ekaterinburg pasi dyshohet se po përpiqej të merrte informacion të klasifikuar. Shërbimi i sigurisë pretendoi se Gershkovich po mblidhte informacion të klasifikuar në lidhje me aktivitetet e një prej ndërmarrjeve të kompleksit industrial ushtarak rus. Gershkovich mund të përballet me 20 vjet burg nëse shpallet fajtor për spiunazh.

joe biden arrestohet evan gershkovich

Sondazh

Poll