Bota

'Aktakuza' ndaj tij po bën xhiron e botës/ Trump i pashqetësuar, organizon festë në rezidencën e tij luksoze, DARKË e bisedime me miqtë (FOTO)

Në një moment tjetër çifti shfaqet i ulur në tavolinë teksa bisedojnë me të ftuarit. 

31 Mars 2023, 17:09 Nga a.l
'Aktakuza' ndaj tij po bën xhiron e botës/ Trump i
Donald Trump

SHBA- Ndërkohë që vendimi i gjykatës ndaj tij po bën xhiron e botës, ish-presidenti Donald Trump ka gjetur një mënyrë aspak të pazakontë për t'u përballur me çështjen. I pashqetësuar për atë se çfarë po raportohet në mediat ndërkombëtare, Trump vendos të të organizojë një festë në rezidencën e tij në Mar a Lago, në Florida.  Ai shfaqet i buzëqeshur krahë bashkëshortes së tij, teksa pret miqtë të darkojnë së bashku. Në një moment tjetër çifti shfaqet i ulur në tavolinë teksa bisedojnë me të ftuarit. 

Për çfarë akuzohet Trump?

Donald Trump po shkon drejt gjyqit duke shënuar kështu një ngjarje historike pasi është Presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës që vihet nën akuzë për një vepër penale. Por, për çfarë akuzohet Trump? Gjithçka nisi në vitin 2016. Ylli i filmave për të rritur, Stormy Daniels kontaktoi mediat të cilave u rrëfue se kishte një lidhje jashtëmartesore me Donald Trump në vitin 2006. Ekipi i Trumpit e kuptoi këtë dhe avokati i tij Michael Cohen i pagoi 130,000 dollarë Daniels që mos të fliste. Por kjo është e paligjshme. Megjithatë, kur Trump i kaloi pagesën Cohen në llogarinë bankare, transferta u bë me shënimin ‘tarifë ligjore’. Prokurorët thonë se kjo do të thotë që Trump falsifikon të dhënat, që është një kundravajtje penale në Nju Jork.

donald trump

Sondazh

Poll