Bota

'A duhet të fillojë Kosova krijimin e Asosacionit?'/ Ambasadori i Francës: Është bërë e qartë në Ankes! Nuk e kam lirinë të zbuloj sekrete

I pyetur nëse sipas marrëveshjes Kosova duhet të fillojë krijimin e Asociacionit, diplomati francez ka thënë se në tekstin e Aneksit të Implementimit është shumë e qartë që kërkohet themelimi i Asociacionit.

31 Mars 2023, 16:57 Nga a.l
'A duhet të fillojë Kosova krijimin e Asosacionit?'/
Oliver Guerot

KOSOVË- Ambasadori i Francës, Oliver Guerot ka qenë sot i pranishëm në qendrën mediatike në Çagllavicë ku po diskutohej për propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. I pyetur nëse sipas marrëveshjes Kosova duhet të fillojë krijimin e Asociacionit, diplomati francez ka thënë se në tekstin e Aneksit të Implementimit është shumë e qartë që kërkohet themelimi i Asociacionit.

“Mendoj që kam qenë shumë i qartë. Presim na Qeveria e Kosovës, siç ceket në Aneks që Kosova fillon negociatat në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe ofron garanci për të siguruar një nivel të vetëqeverisjes të komunave me shumicë serbe të Kosovës në pajtim me marrëveshjet dhe për ne teksti është i qartë që flet për krijim të Asociacionit”, ka thënë Guerot.

Ai ka shtuar se nuk e ka lirinë që të zbuluar sekrete. 

“Dhe unë s’e kam lirinë që t’i zbulojë sekretet këtu”, ka shtuar Guerot.

Takimi në Ohër

Në takimin e 18 marsit në Ohër, kryeministri i Kosovës Kurti dhe presidenti Aleksandër Vuçiç kanë bërë një marrëveshje paraprake për të zbatuar të gjitha dispozitat e Marrëveshjes dhe Aneksit të propozuar nga BE. Marrëveshja me 11 nene nuk e detyron Serbinë që të njohë Kosovën, por kërkon nga të dyja vendet që t’i pranojnë dokumentet dhe simbolet e njëra-tjetrës, përfshirë: pasaportat, diplomat dhe targat. Ajo kërkon, po ashtu, nga palët që t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, përfshirë edhe atë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, të cilin qeveria në Prishtinë e ka refuzuar deri më tani, me arsyetimin se mund të rrezikojë funksionalitetin e shtetit. Propozimi evropian që përfshin 11 pika për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë konsiderohet si një nga mundësitë më të mira për të çuar rajonin përpara dhe për të krijuar kushte paqësore për të gjithë njerëzit që jetojnë në rajon.

oliver guerot

Sondazh

Poll