Bota

Hetimi ndaj ish-presidentit Trump, reagon Biden: Nuk kam asnjë koment!

Një gazetar tjetër pyeti nëse ai ishte i shqetësuar për protestuesit pas aktakuzës. 

31 Mars 2023, 15:20 Nga a.l
Hetimi ndaj ish-presidentit Trump, reagon Biden: Nuk kam asnjë koment!
Donald Trumo dhe Joe Biden

SHBA- Presidenti Joe Bidenka refuzuar të komentojë aktakuzën e Donald Trump.

"Unë nuk kam asnjë koment për Trump," u tha ai gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë ndërsa ai dhe Jill Biden u nisën për në Misisipi për të vizituar dëmet nga një tornado vdekjeprurëse.

Presidenti refuzoi të fliste për paraardhësin e tij, pavarësisht se u pyet disa herë. Ai gjithashtu nuk pranoi pyetjet nëse ai ishte i shqetësuar për protestuesit apo dhunën pas aktakuzës.  Biden u pyet katër herë për aktakuzën historike të Trump, por në mënyrë të përsëritur refuzoi të përgjigjej. A do ta ndajë aktakuza vendin, pyeti një gazetar.

Nuk kam asnjë koment për këtë”, tha presidenti.

Një gazetar tjetër pyeti nëse ai ishte i shqetësuar për protestuesit pas aktakuzës. 

'Jo. Nuk do të flas për aktakuzën e Trump”, tha Biden.

Për çfarë akuzohet Trump?

Donald Trump po shkon drejt gjyqit duke shënuar kështu një ngjarje historike pasi është Presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës që vihet nën akuzë për një vepër penale. Por, për çfarë akuzohet Trump? Gjithçka nisi në vitin 2016. Ylli i filmave për të rritur, Stormy Daniels kontaktoi mediat të cilave u rrëfue se kishte një lidhje jashtëmartesore me Donald Trump në vitin 2006. Ekipi i Trumpit e kuptoi këtë dhe avokati i tij Michael Cohen i pagoi 130,000 dollarë Daniels që mos të fliste. Por kjo është e paligjshme. Megjithatë, kur Trump i kaloi pagesën Cohen në llogarinë bankare, transferta u bë me shënimin ‘tarifë ligjore’. Prokurorët thonë se kjo do të thotë që Trump falsifikon të dhënat, që është një kundravajtje penale në Nju Jork.

donald trump joe biden

Sondazh

Poll