Aktualitet

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 48-vjeçari në Tiranë

Ky person ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore në Milano, Itali, i kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

31 Mars 2023, 14:58 Nga A.B
I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet
Policia

TIRANË- Policia ka vënë në pranga një 48-vjeçar i cili akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike. Ky person ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore në Milano, Itali, i kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale "Trafikimi i lëndëve narkotike" dhe "Organizata kriminale".

NJOFTIMI I POLICISË:

Finalizohet nga Seksioni i Kërkimit i DVP Tiranë, operacioni policor i koduar "Milano". Kapet dhe vihet në pranga, me qëllim ekstradimi, 1 shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale "Trafikimi i lëndëve narkotike" dhe "Organizata kriminale". Shërbimet e Seksionit të Kërkimit të DVP Tiranë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Milano”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi provizor, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, i shtetasit:

- B. U., 48 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore në Milano, Itali, i kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale "Trafikimi i lëndëve narkotike" dhe "Organizata kriminale", parashikuar nga Kodi Penal i Italisë. Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

operacioni milano

Sondazh

Poll