Bota

Rrëzohet avioni në Kroaci, humbn jetën dy persona

Policia e Istrias ka konfirmuar se punonjësit e tyre ndodhen në vendngjarje, ndërsa së shpejti pritet një deklaratë nga aeroporti i Pulës.

31 Mars 2023, 13:56 Nga I.A
Rrëzohet avioni në Kroaci, humbn jetën dy persona
Aeroporti i Pules

KROACI- Dy persona humbën jetën nga rrëzimin e një avioni të vogël privat në Kroaci. Jutarnji shkruan se avioni u rrëzua në orën 12:30 kur u ngrit nga aeroporti i Pulës. Po ashtu bëhet me dije se dy të vdekur janë gjermanë. 

Ekipe të shumta të zjarrfikësve dhe ambulancave janë dërguar në aeroport. Policia e Istrias ka konfirmuar se punonjësit e tyre ndodhen në vendngjarje, ndërsa së shpejti pritet një deklaratë nga aeroporti i Pulës. Aeroporti ka njoftuar se të gjitha fluturimet janë anuluar deri në një njoftim të dytë.

aeroporti i pules rrezohet avioni ne kroaci

Sondazh

Poll