Bota

Nuk ndalen tensionet/ Digjen tre makina me targa të Kosovës në Veri

Ai ka thënë se strukturat ilegale të Serbisë po vazhdojnë fushatën e orkestruar të frikësimit kundër serbëve vendas në veri të Kosovës.

31 Mars 2023, 12:37 Nga I.A
Nuk ndalen tensionet/ Digjen tre makina me targa të Kosovës në
Foto Ilustruese

KOSOVË- Mbrëmë pas mesnatës dyshohet se tre serbëve të Kosovës u janë djegur makinat të cilat ishin regjistruar me targa të Republikës së Kosovës (RKS). Kallxo shkruan se Policia ka njoftuar se dy makina janë djegur në Mitrovicë të veriut dhe një tjetër në Zveçan.

“Më 31 mars 2023 pas mesnatës, në veri të vendit është raportuar se nga persona të panjohur janë djegur edhe tri vetura që iu përkasin viktimave të nacionalitetit serb, të cilat kanë qenë të parkuara njëra në rrugën “Kral Milutin”- Zveçan, tjetra në rrugën “Ivo Lola Ribar”- Mitrovicë Veri, si dhe e treta në rrugën “Vlade Çetkoviq”- Mitrovicë Veri”- thuhet në njoftim.

Policia ka njoftuar se pas pranimit të informacioneve, njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes duke angazhuar njësitë kompetente policore, përfshirë forenzikën. Tutje thuhet se lidhur me rastin, është njoftuar prokurori kompetent, me udhëzim të të cilit janë iniciuar rastet ‘zjarrvënie’ për procedura të mëtejme hetimore.

Në lidhe me këtë rast ka reaguar në Twitter edhe Shefi i Kabinetit te Presidentes të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, Blerim Vela. Ai ka thënë se strukturat ilegale të Serbisë po vazhdojnë fushatën e orkestruar të frikësimit kundër serbëve vendas në veri të Kosovës.

“Mbrëmë janë djegur edhe 3 makina të tjera vetëm se kishin targa  . SRB po përpiqet të krijojë një klimë frike për të prishur jetën normale dhe zgjedhjet e 23 prillit”, ka thënë Vela.

digjen tri makine ne kosove

Sondazh

Poll