Bota

Gjyqi ndaj Trump/ Sondazhi: Për 57% të qytetarëve ish-presidenti nuk duhet të garojë në zgjedhje

Sondazhi i Universitetit Quinnipiac, i publikuar një ditë përpara aktakuzës së të enjtes, zbuloi se 57% e të anketuarve mendojnë se akuzat penale duhet të pengojnë Trump të kandidojë përsëri për postin.

31 Mars 2023, 10:00 Nga I.A
Gjyqi ndaj Trump/ Sondazhi: Për 57% të qytetarëve ish-presidenti
Donald Trump

SHBA- Në fillim të kësaj jave, një sondazh publik doli në përfundimin se shumica e amerikanëve besojnë se akuzat penale kundër Donald Trump duhet ta skualifikojnë atë nga një kandidim presidencial i vitit 2024. Sondazhi i Universitetit Quinnipiac, i publikuar një ditë përpara aktakuzës së të enjtes, zbuloi se 57% e të anketuarve mendojnë se akuzat penale duhet të pengojnë Trump të kandidojë përsëri për postin.

Megjithatë, pati një ndarje të madhe partiake, me 88% të demokratëve që thonë se besojnë se akuzat duhet të skualifikojnë ish-presidentin, krahasuar me 23% të republikanëve. Në lidhje me hetimin e prokurorit të qarkut të Nju Jorkut, Alvin Bragg, 62% e të anketuarve thanë se besonin se akuzat ishin të motivuara politikisht, megjithëse 55% thanë gjithashtu se akuzat ishin shumë serioze.

Ish-Presidenti i SHBA-së Donald Trump është zyrtarisht nën akuzë për paratë që i ka dhënë ish-yllit të pornografisë, Stormy Daniels, në mënyrë që kjo e fundit ta mbante të fshehtë lidhjen e tyre jashtë martesore. Të martën, Trump pritet të dalë në gjyq, duke u bërë kështu i pari President i SHBA-ve që vihet nën akuzë për një vepër penale. Daniels pretendon se ajo kishte një lidhje jashtëmartesore me ish-presidentin dhe ishte paguar për të heshtur. Trump e ka mohuar me forcë këtë dhe e ka cilësuar aktakuzën një "persekutim politik".

donald trump donald trump ne gjyq

Sondazh

Poll