Bota

Rrahje brutale në Prishtinë: Një person dërgohet në spital, Policia në ndjekje të të dyshuarve

Këtë herë në rrahje janë përfshirë disa persona, që dyshohet se u kapën për motive ende të panjohura, ashtu që e kanë sulmuar një person, të cilit i shkaktuan edhe lëndime trupore.

31 Mars 2023, 10:05 Nga I.A
Rrahje brutale në Prishtinë: Një person dërgohet në
Policia e Kosoves

KOSOVË- Mosmarrëveshjet për motive të ndryshme, e që shpeshherë dalin të jenë banale bëhen mollë sherri e kërcënimeve e përleshjeve mes të rinjve në vendin tonë. Gazeta Sinjali shkruan se për pasojë, konfliktet jo rrallëherë eskalojnë edhe në rrahje brutale, që duhet ndërhyja e Policisë.

Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë. Këtë herë në rrahje janë përfshirë disa persona, që dyshohet se u kapën për motive ende të panjohura, ashtu që e kanë sulmuar një person, të cilit i shkaktuan edhe lëndime trupore.

Ndërkohë rasti është denoncuar në Polici, një njësi policore ka ndërhyrë në vendin e ngjarjes. Pas përfundimit të procedurave policore, të dyshuarit janë identifikuar dhe tashmë Policia është vënë në ndjekje të tyre.

dhune ne prishtine

Sondazh

Poll