Bota

​Sulmohet një polic në aeroportin “Adem Jashari”, arrestohen 2 persona

Pas lëndimeve trupore të marra, polici është dërguar në spitalin e Prishtinws për trajtim mjekësor.

31 Mars 2023, 12:41 Nga I.A
​Sulmohet një polic në aeroportin “Adem Jashari”,
Aeroporti i Prishtines

KOSOVË- Dy burra janë arrestuar pasi kanë sulmuar një zyrtar policor gjatë kryerjes së detyrës zyrtare në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”. Pas lëndimeve trupore të marra, polici është dërguar në spitalin e Prishtinës për trajtim mjekësor.

Ndërkaq, policia nuk ka bërë të ditur motivet e mundshme se pse dy personat kanë rrahur policin. Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe janë dërguar për intervistim në stacionin policor. Pas ndërhyrjes, me urdhër të prokurorit kujdestar rasti procedohet në procedurë të rregullt.

sulmohet polici ne aeroportin e prishtines

Sondazh

Poll