Bota

"Kam menduar vetëvrasjen", Eva Kaili flet nga burgu: Jam e pafajshme

Eurodeputetja javët e para ka menduar të vetëvritet, por më pas e ka kaluar duke i dhënë vetes forcë se do të vërtetojë pafajësinë e saj.

31 Mars 2023, 12:08 Nga f.i
"Kam menduar vetëvrasjen", Eva Kaili flet nga burgu: Jam e
Eva Kaili

GREQI- Eurodeputetja greke Eva Kaili, e cila ndodhet në burg që prej dhjetorit në lidhje me hetimet për Katargate, ka folur për herë të parë pas arrestimit të saj. Tgcom.24 raporton se eurodeputetja javët e para ka menduar të vetëvritet, por më pas e ka kaluar duke i dhënë vetes forcë se do të vërtetojë pafajësinë e saj.

‘Në gjashtë javët e para, mendova disa herëvetëvrasjen. Jam e pafajshme dhe do ta vërtetoj. Unë nuk ndihem viktimë, ndihem si trofe i një persekutimi politik që përfshin një paragjykim, që në çdo rast ekziston ndaj parlamentarëve dhe politikanëve të Europës Jugore, maltezët, grekët, italianët etj”,-u shpreh Eva Kaili.

Eurodeputetja Eva Kaili u arrestua më 9 dhjetor, së bashku me tetë persona të tjerë. Ajo akuzohet për korrupsion. Kaili dyshohet se u përpoq të ndikojë në vendimet e Parlamentit Europian në lidhje me Katarin në këmbim të parave.

 

eva kaili skandali i qatar-gate

Sondazh

Poll