Sport

4 rrogat e prapambetura tek Juventus, prokuroria përgatit penalitete të reja!

Pas komunikimit të vendimit, "fjala" do t'u takojë fajtorëve për t'u mbrojtur. Në atë pikë Prokuroria do të vendosë për shtyrjen, ose arkivimin e çështjes. Në këtë rast të akuzuarit duhet të marrin kohën për të ushtruar të drejtën e tyre të mbrojtjes.

31 Mars 2023, 11:06 Nga DOSJA
4 rrogat e prapambetura tek Juventus, prokuroria përgatit penalitete

ITALI - Klubi përgjegjës, po ashtu edhe drejtuesit. Futbollistët jo. Ky është konkluzioni i hetimit në lidhje me manovrën e pagave te Juventusi. Kanë qenë katër muaj punë e bazuar në dokumentet që kishin mbërritur në Prokurorinë e Torinos.

Pas komunikimit të vendimit, "fjala" do t'u takojë fajtorëve për t'u mbrojtur. Në atë pikë Prokuroria do të vendosë për shtyrjen, ose arkivimin e çështjes. Në këtë rast të akuzuarit duhet të marrin kohën për të ushtruar të drejtën e tyre të mbrojtjes.

Po çfarë rrezikon Juventusi për këtë pjesë të hetimit, për ‘manovrën e pagave', që për Prokurorinë e Torinos nuk përfaqëson një reduktim, por thjesht një shtyrje? Sepse sportistët kanë pasur garancinë e klubit se do të shlyheshin më vonë për 4 paga.

Nëse Drejtësia Sportive do të arrijë të vërtetojë paktin jashtë normave të lejuara nga dokumentet e depozituara në Ligë dhe Federatën Italiane të Futbollit, Juventusi rrezikon një gjobë të majme, apo dhe penalizimin me 'një ose më shumë pikë'. Ish-drejtuesit gjithashtu mund të sanksionohen sërish.

Shpëtojnë në këtë rast, sipas të gjitha gjasave, futbollistët, të cilët teorikisht, mund të rrezikonin të paktën një muaj skualifikim. Sipas ‘Gazzetta dello Sport', "në shkëmbimin e e-mail-eve mes drejtuesve të Juventusit të asaj kohe dhe agjentëve të lojtarëve, Prokuroria Federale e ka konsideruar të pamjaftueshme nivelin e ndërgjegjes së sjelljes së lojtarëve. Përgjegjësia e tyre në këtë rast bie, por jo ajo e agjentëve".

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll