Sport

Gonzalo Montiel, ai që realizoi penalltinë e fundit kur Argjentina u shpall kampione e Botës, akuzohet për sulm seksual...

Është raportuar se njeriu që i dha Albiceleste Kupën e Botës me penalltinë e tij: ka kryer një akt të dhunshëm seksual, faktet datojnë në janar 2019

31 Mars 2023, 07:32 Nga DOSJA
Gonzalo Montiel, ai që realizoi penalltinë e fundit kur Argjentina u

ARGJENTINE - Gonzalo Montiel u raportua në Argjentinë për një sulm të rëndë seksual. Mbrojtësi i Sevillas në Spanjë, i cili i dha Albicelestes Botërorin, akuzohet për një ngjarje që daton në 1 janar 2019 dhe ka ndodhur gjatë festës së ditëlindjes së futbollistit, në River Plate.

"Ata ishin parë disa herë para asaj mbrëmje dhe ajo ishte ftuar në festë nga një mik i të dyve,- na tregon avokatja e viktimës - Vajza humbi ndjenjat dhe u zgjua e shtrirë në pragun e shtëpisë së Montielit. Dihet se shumë persona janë përfshirë në atë abuzim, por pas analizave mjekësore është konstatuar se ka pasur përdhunim, ndoshta e kanë detyruar të marrë diçka, pasi pas dy pijeve, ajo ka mbetur pa ndjenja”.

Ankesa është paraqitur në forcat e policisë së departamentit të La Matanza (Buenos Aires), ku dyshohet se ka ndodhur abuzimi. Por këto ditë historia po zgjerohet, pasi sipas avokates Hermida, viktima dyshohet se ka marrë kërcënime nga rrethi i Montielit, përfshirë edhe nënën e tij.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll