Sport

Barcelona me "stadium të ri", ja sa do të kushtojë rindërtimi i "Camp Nou"

Barcelona ka njoftuar Komitetin Olimpik Spanjoll për ndryshimin e vendit të ndeshjes dhe të njëjtën gjë do ta bëjë edhe me UEFA-n. Camp Nou do të rindërtohet dhe plani parashikon që punimet të përfundojnë në nëntor 2024.

31 Mars 2023, 08:43 Nga DOSJA

Barcelona me "stadium të ri", ja sa do të kushtojë

SPANJE - Barcelona do të kthehet në shtëpi për sezonin 2023-24. Skuadra e Barcelonës do të largohet nga "Camp Nou" dhe do të transferohet, të paktën për një sezon, në stadiumin Olimpik të Barcelonës, Montjuic.

Barcelona ka njoftuar Komitetin Olimpik Spanjoll për ndryshimin e vendit të ndeshjes dhe të njëjtën gjë do ta bëjë edhe me UEFA-n. Camp Nou do të rindërtohet dhe plani parashikon që punimet të përfundojnë në nëntor 2024.

Barcelona me "stadium të ri", ja sa do të kushtojë

Kostoja totale do të arrijë në 1.5 miliardë euro. Projekti është ndërmarrë nga kompania turke Limak Construction e cila është kompania e dytë më e madhe e ndërtimit në shtetin turk.

"Camp Nou" do të rrisë kapacitetin e tij në 105,000 vende. Kapaciteti i stadiumit sot është 99.354. Jo vetëm Camp Nou do të ndryshojë, por edhe fusha e basketbollit, hendbollit dhe e dyta e futbollit të Barcelonës.

Nga 1.5 miliardë, 900,000,000 euro do të shkojnë për rindërtimin e Camp Nou.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll