Sport

Pas aksidentit, çiklisti belg Van Aert është "ende gjallë", e përplasi betonierja…

Kampioni belg, i cili do të jetë në turneun e Flanders të dielën, pati një frikë të madhe dhe u aksidentua gjatë një stërvitjeje

31 Mars 2023, 10:39 Nga DOSJA
Pas aksidentit, çiklisti belg Van Aert është "ende

BELGJIKE - "Akoma gjallë! Ylli belg i çiklizmit, Wout Van Aert tani është mirë, pas përplasjes së tij të martën, nga një betoniere gjatë një stërvitjeje. 

“Ky lloj incidenti fatkeqësisht ndodh pothuajse çdo ditë në rrugë”,- ka reaguar çiklisti flamand gjatë një konference për shtyp për ekipin e tij Jumbo-Visma, dy ditë përpara Turit të Flanders, ku do të synojë fitoren. 

“Kam marrë shumë mesazhe nga njerëz që ishin të shqetësuar, madje edhe nga gruaja ime. Por tani çdo gjë është në rregull. Akoma jam gjallë!”,- nënvizoi kampioni belg, duke nënvlerësuar incidentin.

Të martën, një betoniere i preu rrugën çiklistit të Jumbo-Visma. Për të shmangur betonieren, Van Aert u zhvendos në të djathtën e tij, duke e shtyrë Dan Soete drejt kanalit. Përndryshe ai mund të kishte vdekur,"- tregon shoku i tyre Bakelants. “Ishte një situatë e rrezikshme, por çiklistët shpesh e përjetojnë këtë për fat të keq”,- shton ish-mbajtësi i fanellës së verdhë në Tour de France. 

Në nëntor, italiani Davide Rebellin, i cili sapo i kishte dhënë lamtumirën çiklizmit, vdiq në biçikletën e tij pasi u godit nga një kamion. Në vitin 2017, një tjetër kampion italian, Michele Scarponi, vdiq gjithashtu, pasi u përplas nga një furgon, shoferi i të cilit po shikonte një video në telefonin e tij smart.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll