Sport

Argjentina do të jetë ‘shtëpia’ e re e Kupës së ardhshme Botërore për U-20...

Argjentina do të zyrtarizohet nga FIFA, si vendi mikpritës për të organizuar Kupën e Botës U-20 që do të zhvillohet në maj.

31 Mars 2023, 09:59 Nga DOSJA
Argjentina do të jetë ‘shtëpia’ e re e Kupës
Claudio Tapia, presidenti i Federatës Argjentinase, në të majtë, e bindi Gianni Infantino që të merrte organizimin e Kupës së Botës U-20

ZVICER - Nuk u desh shumë kohë që FIFA të gjente një zëvendësues për Indonezinë, e cila u tërhoq nga organizimi i Kupës së Botës të ardhshme U-20. 

I pranishëm në Kongresin e Conmebol, Gianni Infantino ka vendosur që gara, e cila do të fillojë më 20 maj dhe do të përfundojë më 1 qershor, të zhvillohet në Argjentinë, sipas të gjitha mediave vendase. Formalizimi i këtij vendimi do të bëhet në ditët në vijim.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll