Shërbimi sekret izraelit Mossad, do të shoqërojë në Serbi trajnerin e Zvezdas!
IZRAEL - Shteti i Izraelit ka vendosur të mbrojë sportistët e tij në të gjitha vendet e huaja, kështu do të jetë edhe ...
"Më shtyu në tokë, më goditi në bark më ra të fikët. Kur erdha në veter, isha në një pellg gjaku, kisha humbur fëmijën. Nuk e kam raportuar kurrë. Falja dhe lutja bëjnë mrekulli."

ITALI - Mediat italiane kanë shkruar për Daniela Rosati, dikur italiania më e bukur dhe ylli televiziv, sot një grua që ka vendosur të bëjë një kthesë totale në jetën e saj.

Daniela Rosati (65) është ish-bashkëshortja e ish-drejtorit të Milanit, Adriano Galliani. Ajo ishte e martuar me të nga viti 1993 deri në vitin 1999, gjatë kohës kur kuqezinjtë ishin klubi më i mirë dhe më i fuqishëm në Evropë.
Ajo mbërriti në Milano në moshë fare të re, vetëm 21 vjeç. Në atë kohë, budizmi ishte popullor në Itali, kështu që si shumica e bashkatdhetarëve të saj, ajo flirtonte me fenë orientale. Ajo ishte me mendje qytetare. Në fund, ajo kuptoi se lumturia mund të gjendet vetëm në besimin e të parëve të saj, në krishterim.

Daniela Rosati ka qenë së fundmi e ftuar në televizionin RAI 1, në emisionin “Sot është një ditë tjetër”. Gjatë bisedës ajo foli për jetën, të shkuarën, sukseset, martesën me Adrian Gallianin. Para kësaj, ajo ishte e martuar me një farë Claudio. Siç tha ajo, kishte një jetë të bukur dhe padyshim intensive. Sot, siç theksoi, ajo ka mall për paqe shpirtërore.
– Kur u divorcova, vendosa të largohem nga televizioni dhe të filloj të bëj një jetë ndryshe. Ndriçimi erdhi kur vizitova kishën e Shën Bridget në Romë në ato ditë. Kuptova se jeta ime pa besim ishte e paplotë. Ia dedikova veten Zotit dhe mora një betim dëlirësie në vitin 2005. Në fillim ishte e vështirë për mua, por me ndihmën e Zotit ia dola - zbuloi Daniele Rosati dhe për martesën me Galianin tha:
Daniela Rosati, l’ex moglie di Adriano Galliani da conduttrice tv a suora laica in Svezia: “Ho fatto voto di castità, all’inizio mi pesava…” https://t.co/cWjWE2UGgP
— informazione cultura (@infoitcultura) March 23, 2023
- Ishin vite të lodhshme. Ne ende shohim njëri-tjetrin. Nuk më mungon aspak rehatia dhe komoditeti që kisha duke jetuar me të. Më mungojnë njerëzit. Nuk kam qenë kurrë barrë për Adrianin, edhe pse isha zonja Galliani. E mbaja veten, kisha rrogën time dhe përpiqesha të jem gjithmonë e pavarur.
Më pas ajo ka rrëfyer një episod dramatik nga e kaluara e saj, kur ka pësuar dhunë fizike nga një ish-partner, nuk ka specifikuar se kush, për shkak të së cilës ka humbur fëmijën.
Daniela Rosati, da volto tv (ed ex moglie di Galliani) a suora laica: «Ho fatto voto di castità» https://t.co/pJ1PvHY2ut
— Corriere della Sera (@Corriere) March 23, 2023
- Më shtyu në tokë, më goditi në bark më ra të fikët. Kur erdha në veter, isha në një pellg gjaku, kisha humbur fëmijën. Nuk e kam raportuar kurrë. Falja dhe lutja bëjnë mrekulli.
Daniela Rosati ishte personazhi më i dashur televiziv i viteve 1990 dhe një nga femrat më të bukura italiane. Vitet e fundit ajo jeton në Suedi, ku iu përkushtua fesë dhe u bë një nga abatet (murgeshat) në një manastir katolik.
B.T (Dosja.al)
IZRAEL - Shteti i Izraelit ka vendosur të mbrojë sportistët e tij në të gjitha vendet e huaja, kështu do të jetë edhe ...
SPANJE - Barcelona do të kthehet në shtëpi për sezonin 2023-24. Skuadra e Barcelonës do të largohet nga "Camp Nou" dhe do t...
ARGJENTINE - Gonzalo Montiel u raportua në Argjentinë për një sulm të rëndë seksual. Mbrojtësi i Sev...
PORTUGALI - Frank Leboeuf ka qenë në qendër të kritikave nga tifozët e Cristiano Ronaldos. Shkak janë bërë komentet e an...
SPANJE - Trajneri i Majorkës është paraqitur në konferencë për shtyp përpara gazetarëve, ku ka treguar gjendjen e ekipit...
TIRANE - Komisioni i Disiplinës ka marrë vendimet në lidhje me ngjarjet e fundit në futbollin shqiptar. Egnatia dhe Flamurtari e kanë p...
SPANJE - Sipas mediave spanjolle Lionel Messi pret vetëm Barcelonën që të bëjë një lëvizje në këtë merkat...
ANGLI - Anglezëve u pëlqen të mburren se Premier League është aktualisht kampionati më i fortë i futbollit në...
ANGLI - Portieri spanjoll David de Gea ka vendosur të largohet nga Manchester United. Spanjolli, i cili kaloi 12 vite në klubin Old Tr...
SERBI - Situata në sallën Aleksandar Nikoliq, kur Novak Gjokoviç u dha një shumë prej 100 eurosh të rinjve që u...