Bota

U vu në pranga nga rusët me akuzën për spinuazh/ Flet rrjedhshëm rusishten, kush është gazetari amerikan i 'Wall Street Journal', Evan Gershkovich

Sipas biografisë së tij, Gershkovich ka punuar më parë si reporter për Agence France-Presse dhe Moscow Times. Ai ishte gjithashtu një asistent lajmesh në New York Times.

30 Mars 2023, 17:39 Nga a.l
U vu në pranga nga rusët me akuzën për spinuazh/ Flet
Evan Gershkovich

SHBA-  Agjencia e lartë ruse e sigurisë ka arrestuar një gazetar amerikan i cili punonte në gazetën 'Wall Street Journal', Evan Gershkovich, me akuza për spiunazh. Shërbimi Federal i Sigurisë tha se Gershkovich u arrestua në Yekaterinburg. FSB e akuzoi gazetarin amerikan për spiunazh në interes të qeverisë amerikane dhe përpjekje për të marrë informacion të klasifikuar.

Agjencia pretendoi se Gershkovich po vepronte me urdhrat e SHBA për të mbledhur informacion në lidhje me aktivitetet e një prej ndërmarrjeve të kompleksit industrial ushtarak rus që përbën një sekret shtetëror. Në një deklaratë, 'Wall Street Journal' mohoi kategorikisht akuzat, duke shtuar se gazeta kërkon lirimin e menjëhershëm të gazetarit profesionit. 

Por kush është Evan Gershkovich? 

Sipas biografisë së tij në faqen e internetit të 'Wall Street Journal', Gershkovich është një reporter që mbulon Rusinë, Ukrainën dhe ish-kombet e Bashkimit Sovjetik. Gershkovich është vendosur në zyrën e Wall Street Journal në Moskë. FSB vuri në dukje se ai kishte akreditim nga Ministria e Jashtme ruse për të punuar si gazetar në vend. Ai flet rrjedhshëm rusisht.

Sipas biografisë së tij, Gershkovich ka punuar më parë si reporter për Agence France-Presse dhe Moscow Times. Ai ishte gjithashtu një asistent lajmesh në New York Times.

Nëse dënohet për spiunazh, Gershkovich mund të përballet me 20 vjet burg. 

arrestohet evan gershkovich

Sondazh

Poll