Bota

Erdogan njoftoi më 27 prill vizitën e Putin në Turqi, Kremlini: Nuk është marrë ende asnjë vendim

Kremlini tha sot se nuk është marrë asnjë vendim nëse presidenti Vladimir Putin do të vizitojë Turqinë në prill për të inauguruar një reaktor të ndërtuar nga kompania shtetërore e energjisë bërthamore e Rusisë.

30 Mars 2023, 17:18 Nga a.l
Erdogan njoftoi më 27 prill vizitën e Putin në Turqi, Kremlini:
Rexhep taip Erdogan dhe Vladimir Putin

RUSI- Kremlini tha sot se nuk është marrë asnjë vendim nëse presidenti Vladimir Putin do të vizitojë Turqinë në prill për të inauguruar një reaktor të ndërtuar nga kompania shtetërore e energjisë bërthamore e Rusisë.

Duke hedhur poshtë pretendimet e presidentit turk Tajip Erdogan. Kreu i qeverisë turke ndër të tjera u shpreh se Turqia do të ngarkojë karburantin e parë bërthamor në njësinë e parë të energjisë të termocentralit bërthamor Akkuyu dhe do t'i japë zyrtarisht statusin e objektit bërthamor më 27 prill. Zëdhënësi Dmitry peskov tha  se Putin dhe Erdogan diskutuan gjatë një bisede telefonike zbatimin e suksesshëm të projekteve të përbashkëta strategjike në sektorin e energjisë, duke përfshirë ndërtimin e termocentralit bërthamor Akkuyu.

rexhep taip erdogan vladimir putin

Sondazh

Poll