Bota

Bolsonaro rikthehet pas 3 muajsh në Brazil: Nuk do e drejtoj opozitën

Politikani i ekstremit të djathtë u kthye nga Florida në vendlindjen e tij.

30 Mars 2023, 17:32 Nga k.m.
Bolsonaro rikthehet pas 3 muajsh në Brazil: Nuk do e drejtoj opozitën
Jair Bolsonaro

BRAZILIA- Ish-presidenti i Brazilit Jair Bolsonaro u kthye në vendlindjen e tij sot për herë të parë që nga humbja e tij në zgjedhjet presidenciale. Bolsonaro "zbarkoi" në Aeroportin Ndërkombëtar të Brasilia në orën 6.38 të mëngjesit. sipas kohës lokale. Politikani i ekstremit të djathtë u kthye nga Florida, ku kishte shkuar për të jetuar pas humbjes që pësoi në zgjedhje. 

Policia ushtarake ishte në gatishmëri të lartë brenda dhe përreth aeroportit, duke vendosur pika kontrolli në rrugën kryesore ndërsa rreth 50 mbështetës të Bolsonaros u mblodhën për ta pritur. Autoritetet më herët u kishin kërkuar mbështetësve që të qëndronin larg aeroportit. 

Duke folur për CNN Brasil nga Orlando, aeroporti i Floridës të mërkurën vonë, Bolsonaro tha se ai nuk po kthehej për të drejtuar opozitën.

“Nuk keni pse ta kundërshtoni këtë qeveri. Kjo qeveri është një opozitë në vetvete,”- tha Bolsonaro.

Bolsonaro u rikthye në vendin e tij teksa po vazhdon hetimi për bizhuteritë luksoze, me vlerë të paktën tre milionë euro, që ai mori nga Arabia Saudite si dhuratë për gruan e tij. Autoritetet po hetojnë nëse ai ka shkelur ligjin, por po ashtu po hetohet edhe lidhur  me rolin e tij në trazirat e 8 janarit dhe sulmin ndaj ndërtesave qeveritare në Brasili.

Katër rastet e tjera kanë të bëjnë me vepra që dyshohet se janë kryer gjatë kohës që ai ishte president: si përhapja e dezinformatave në lidhje me sistemin elektronik të votimit dhe trajtimi i pandemisë COVID-19. Ai mund të dënohet deri në tetë vjet përjashtim nga jeta politike, gjë që do ta pengojë të jetë kandidat në zgjedhjet presidenciale të 2026.

jair bolsonaro

Sondazh

Poll