Bota

Gazetari i tyre u arrestua për spiunazh, kryeredaktorja e 'Wall Street Journal': Jemi të shqetësuar për sigurinë e Evan Gershkovich

Gershkovich u arrestua në Rusi me dyshimin për spiunazh, hera e parë që një gazetar amerikan arrestohet nga Moska me akuza për spiunazh që nga Lufta e Ftohtë. 

30 Mars 2023, 16:46 Nga a.l
Gazetari i tyre u arrestua për spiunazh, kryeredaktorja e 'Wall Street
Emma Tcker

SHBA- Kryeredaktorja e 'Wall Street Journal', Emma Tucker i tha stafit se është shumë e shqetësuar për sigurinë e reporterit Evan Gershkovich, i cili u vu në pranga nga autoritetet ruse në qytetin e Yekaterinburg, me pasi dyshohet për spiunazh. 

"Më vjen shumë keq që ju njoftoj se një nga reporterët tanë Evan Gershkovich u arrestua dje jashtë Moskës sipas një deklarate të dhënë nga shërbimet ruse të sigurisë. Ne jemi shumë të shqetësuar për sigurinë e Evan dhe do t'ju mbajmë të informuar për situatën," shkroi Tucker në një memo për stafin e gazetës në 5:11 të mëngjesit. 

Gershkovich u arrestua në Rusi me dyshimin për spiunazh, hera e parë që një gazetar amerikan arrestohet nga Moska me akuza për spiunazh që nga Lufta e Ftohtë. Në një deklaratë, 'Wall Street Journal' tha se mohon me forcë akuzat nga FSB dhe kërkon lirimin e menjëhershëm të gazetarit profesionit. 

"Ne qëndrojmë në solidaritet me Evan dhe familjen e tij," tha gazeta.

Po çfarë ndodhi? 

Gazetari i 'Wall Street Journal' u arrestua me akuza për spiunazhi. Shërbimi Federal i Sigurisë (FSB) tha sot se Evan Gershkovich ishte arrestuar në Ekaterinburg pasi dyshohet se po përpiqej të merrte informacion të klasifikuar. Shërbimi i sigurisë pretendoi se Gershkovich po mblidhte informacion të klasifikuar në lidhje me aktivitetet e një prej ndërmarrjeve të kompleksit industrial ushtarak rus. Gershkovich mund të përballet me 20 vjet burg nëse shpallet fajtor për spiunazh.

 

arrestohet evan gershkovich

Sondazh

Poll