Bota

Nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, por Spanja përshëndet marrëveshjen e Ohrit: Zbatimi i saj është thelbësor, mundësi që nuk duhet humbur

Përpos Spanjës, shtetësinë e Kosovës, nuk e kanë njohur, Qipro, Greqia, Rumania dhe Sllovakia, të cilat bëjnë pjesë në BE.

30 Mars 2023, 17:24 Nga a.l
Nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, por Spanja përshëndet
Kosovë, Spanjë

KOSOVË- Spanja, mbështet marrëveshjen e Ohrit, të propozuar nga BE për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Ministria e Punëve të Jashtme të Spanjës në një përgjigje për RTK Dukagjinin, tha se zbatimi i saj është thelbësor dhe një mundësi që nuk duhet humbur.  

Në këtë drejtim, Spanja mirëpret marrëveshjet e fundit për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, si dhe njeh dhe mbështet përpjekjet e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së Borrell dhe Përfaqësuesit Special të BE-së Lajçak. Zbatimi i këtyre marrëveshjeve, krahas marrëveshjeve të mëparshme, tashmë është thelbësor, pasi kjo është një mundësi që nuk duhet humbur”, ka thënë ai.

Spanja është një nga pesë vendet e Bashkimit Evropian, e cila nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shpallur më 2008. Ministria e Punëve të Jashtme të Spanjës, kanë thënë se ende e ruajnë pozicionin për të mos e njohur pavarësinë e Kosovës, të cilën e kanë cilësuar si të një anshme.

Spanja ruan pozicionin e saj si mosnjohëse e deklaratës së njëanshme të pavarësisë të miratuar nga Prishtina në 2008 dhe mbështet fuqimisht një zgjidhje të pranueshme reciprokisht në kuadrin e Dialogut të Lehtësuar nga BE”, thuhet në përgjigjen e MPJ-së të Spanjës.

Përpos Spanjës, shtetësinë e Kosovës, nuk e kanë njohur, Qipro, Greqia, Rumania dhe Sllovakia, të cilat bëjnë pjesë në BE.

Takimi në Ohër

Në takimin e 18 marsit në Ohër, kryeministri i Kosovës Kurti dhe presidenti Aleksandër Vuçiç kanë bërë një marrëveshje paraprake për të zbatuar të gjitha dispozitat e Marrëveshjes dhe Aneksit të propozuar nga BE. Marrëveshja me 11 nene nuk e detyron Serbinë që të njohë Kosovën, por kërkon nga të dyja vendet që t’i pranojnë dokumentet dhe simbolet e njëra-tjetrës, përfshirë: pasaportat, diplomat dhe targat. Ajo kërkon, po ashtu, nga palët që t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, përfshirë edhe atë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, të cilin qeveria në Prishtinë e ka refuzuar deri më tani, me arsyetimin se mund të rrezikojë funksionalitetin e shtetit. Propozimi evropian që përfshin 11 pika për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë konsiderohet si një nga mundësitë më të mira për të çuar rajonin përpara dhe për të krijuar kushte paqësore për të gjithë njerëzit që jetojnë në rajon.

dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll