Bota

Masakra me 39 të vdekur në qendrën e paraburgimit të emigrantëve/ Autoritetet meksikane nisin hetimet, lëshohen 8 urdhra arresti

Autoritetet kanë marrë masa pas pamjeve të publikuara nga vendi i ngjarjes ku rojet u panë duke u larguar, teksa emigrantët digjeshin brenda qelive. 

30 Mars 2023, 16:57 Nga a.l
Masakra me 39 të vdekur në qendrën e paraburgimit të
Foto nga vendi i ngjarjes

SPANJË- Prokurorët meksikanë kanë njoftuar se do të nisin një hetim vrasjeje për vdekjen e fundit të 39 emigrantëve në një zjarr në qendrën e paraburgimit, duke akuzuar njerëzit e punësuar në këtë se nuk kanë bërë asgjë për t'i evakuuar ata. Mediat e huaja raportojnë se, autoritetet kanë marrë masa pas pamjeve të publikuara nga vendi i ngjarjes ku rojet u panë duke u larguar, teksa emigrantët digjeshin brenda qelive. 

Një prokurore e specializuar në të drejtat e njeriut tha se hetimi u hap "për krimin e vrasjes dhe dëmtimit të pronës". 

Asnjë nga nëpunësit publikë apo personeli i sigurisë private nuk ndërmori asnjë veprim për të hapur derën për emigrantët që ishin brenda”, u tha ajo gazetarëve.

Tetë persona ishin identifikuar si përgjegjës për dështimin pas zjarrit që filloi të hënën vonë, përfshirë dy agjentë federalë dhe një zyrtar shtetëror të imigracionit, si dhe pesë anëtarë të një kompanie private sigurie. Ndaj tyre prokuroria ka lëshuar urdhër arresti. 

 

sulm ne meksike

Sondazh

Poll