Bota

Në spital për vizita mjekësore/ Papa Françesku nuk do të kremtojë meshën e Pashkëve, kush do e zëvendësojë

Kardinali deklaroi se do të jetë ai qëdo të kryesojë funksionin e shenjtë në Shën Pjetri të dielën më 9 prill. 

30 Mars 2023, 16:25 Nga a.l

 

Në spital për vizita mjekësore/ Papa Françesku nuk do
Papa Françesku

 

ITALI- Kardinali Xhovani Batista Re, prefekt emeritus i kongregatës për Ipeshkvij dhe dekan i Kolegjit të Kardinalëve, ka njoftuar se Papa Françesku nuk do të mund të kremtojë meshën e Pashkëve mëngjesin e së dielës. Kardinali deklaroi se do të jetë ai qëdo të kryesojë funksionin e shenjtë në Shën Pjetri të dielën më 9 prill. 

Ndërkohë, drejtori i zyrës së shtypit të Vatikanit, Matteo Bruni, tha se Papa Françesku po përmirësohet gradualisht. Trajtimet e planifikuara mjekësore po vazhdojnë.

Burime të brendshme të Gemelli dhe Vatikanit, tregojnë se Papa Françesku ka përfunduar të gjitha analizat e nevojshme dhe çdo gjë është nën kontroll. Sipas infermierëve, ekziston mundësia e kryerjes së koronagrafisë për shkak të rrezikut të fibrilacionit atrial (aritmia e shpeshtë e zemrës).

Papa është dërguar në poliklinikë me ambulancë për kontrollet e nevojshme, duke filluar nga reparti i kardiologjisë. Infermierët dyshojnë për problemet e zemrës, por edhe ato të frymëmarrjes.

papa françesku

Sondazh

Poll