Bota

Erdogan: Putin mund të vizitojë Turqinë në fund të prillit

Erdogan tha se uzina Akkuyu ishte një nga investimet e domosdoshme të Turqisë, duke shtuar se objekti do të ndihmonte vendin të ruajë energjinë.

30 Mars 2023, 08:37 Nga I.A
Erdogan: Putin mund të vizitojë Turqinë në fund të
Rexhep Tajip Erdogan

TURQI- Presidenti rus Vladimir Putin mund të vizitojë Turqinë më 27 prill për t'i dhënë zyrtarisht termocentralit bërthamor Akkuyu statusin e objektit bërthamor. Këtë e bëri të ditur vet presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, ku i bëri ftesë zyrtare Putin. 

"Putini mund të jetë i pranishëm më 27 prill, ose ne do të lidhemi së bashku në internet dhe shpresojmë se do të bëjmë hapin e parë," tha Erdogan.

Erdogan tha se uzina Akkuyu ishte një nga investimet e domosdoshme të Turqisë, duke shtuar se objekti do të ndihmonte vendin të ruajë energjinë. Akkuyu, aktualisht në ndërtim e sipër në provincën jugore të Mersinit të Turqisë, do të jetë termocentrali i parë bërthamor i vendit.

Reaktori i tij i parë është vendosur të jetë funksional në vitin 2023, me i gjithë impianti që do të funksionojë deri në vitin 2025. Projekti filloi me një marrëveshje ndërqeveritare në 2010 midis Turqisë dhe Rusisë. Centrali, që pritet të ketë një kapacitet të instaluar prej 4,800 megavat dhe katër reaktorë, do të fillojë të prodhojë energji  këtë vit.

Në lidhje me luftën e vazhdueshme Rusi-Ukrainë, Erdogan tha se Turqia nuk do të jetë pjesë e konfliktit. Ai theksoi se Turqia dëshironte ta zgjidhte mosmarrëveshjen me ndërmjetësim.

vladimir putin rexhep tajip erdogan lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll