Politike

Berisha: Parashkrimi është amnisti, asnjë zyrtar nuk duhet të shpëtojë nga krimet

Berisha deklaroi se parashtrimi qshtë një amnisti për hajdutët dhe kjo nuk mund të ekzistojë për zyrtarët e lartë.

30 Mars 2023, 10:11 Nga A.B

 

Berisha: Parashkrimi është amnisti, asnjë zyrtar nuk duhet
Mbledhja

 

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se asnjë zyrtar nuk do shpëtojë pa u ndëshkuar nga krimet. Gjatë mbledhjes së grupit të PD-së, u shpreh se një ligj që është shumë i rëndësishëm është ai i parashkrimit. Berisha shtoi se parashtrimi qshtë një amnisti për hajdutët dhe kjo nuk mund të ekzistojë për zyrtarët e lartë.

"Ligji tjetër, jashtëzakonisht i rëndësishëm që pret, është ligji i parashkrimit. Parashkrimi është një amnisti për hajdutët dhe kjo nuk mund të ekzistojë për zyrtarët e lartë. Qytetarët e tjerë le të gëzojnë këtë të drejtë, por zyrtarët e lartë nuk duhet ta gëzojnë në asnjë mënyrë.

Sepse siç e shihni, heqja e imunitetit ka zero efekt, kur tjetri ka kontroll total mbi drejtësinë.
Ne duhet të marrim çdo masë që askush që e kryen korrupsion, të mos shpëtojë deri në ditën e fundit të jetës së tyre."-tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll