Politike

'A po kopjon Veliajn me Belo-n?"/ Belind Këlliçi: Kështu më njeh çdo njeri, ai "Lali Erin" e ka shpikur vetë

I pyetur nëse kishte kopjuar kryebashkiakun aktual Erion Veliaj, i cili thirret "Lali", Këlliçi e mohoi. 

29 Mars 2023, 22:53 Nga k.m.
'A po kopjon Veliajn me Belo-n?"/ Belind Këlliçi:
Belind Këlliçi

TIRANË- Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka komentuar "nofkën" që ka vendosur të përdorë për fushatën e tij elektorale. I pyetur në emisionin "Now" nëse kishte kopjuar kryebashkiakun aktual Erion Veliaj, i cili thirret "Lali", Këlliçi e mohoi. 

"Është emri i shkurtër që mua çdo njëri me njeh. Të gjithë që më njohin e dinë që mua më thërrasin ashtu që nga fëmijët 6-7 vjeç. Se kam pasur edhe fëmijëri e adoleshencë, nuk kam lindur deputet. Jam ky që jam, atë Belo e ka menduar stafi im. Kam fytyrën time. Atë Lali Eri e ka shpikur vetë ai. Nuk i ka thërritur ndonjë ashtu,"-tha Belind Këlliçi.

belind këlliçi

Sondazh

Poll