Politike

VIDEO- 'Lapsusi frojdian' i Berishës, ngatërron Masakrën e Lumës me atë elektorale në vitin 2013

Por, bëri një 'lapsus frojdian' teksa fliste për Masakrën e Lumës, pasi në vend që të thoshte 1913, tha 2013. Të pranishmit në tryezë e korrigjuan dhe kryedemokrati kërkoi ndjesë. 

30 Mars 2023, 09:58 Nga F.M
VIDEO- 'Lapsusi frojdian' i Berishës, ngatërron
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha është 'ngatërruar' këtë mëngjes duke e sjëllë Masakrën e Lumës 100 vite më vonë, në 2013-n, vit që kreun e Partisë Demokratike e rrëzoi nga pushteti dhe raportet flisnin për 'masakër zgjedhore'. Këtë mëngjes, vetëm 30 minuta para nisjes së seancës plenare në Kuvend, Berisha mblodhi grupin parlamentar dhe foli për nismat e PD-së që bllokohen nga maxhoranca.

Por, bëri një 'lapsus frojdian' teksa fliste për Masakrën e Lumës, pasi në vend që të thoshte 1913, tha 2013. Të pranishmit në tryezë e korrigjuan dhe kryedemokrati kërkoi ndjesë. 

Pjesë nga biseda:

Sali Berisha: Genocidi serb ka hyrë në traktatet monografikë të genocideve si Genocidi i Lumës. Aty në Lumë, në vitin 2013, më falni. Po, në vitin 2013, kanë krye krimet më monstruoze, në një fshat kanë djegur e ekzekutuar mbi 600 banorë, në Topojan. Në Pobreg mbi 420. Barbaritë serbe në Lumë dhe zonat përreth kanë tronditur botën në atë kohë. Komisioni i krijuar, i përbërë nga personalitetet më të shquar, ka konkluduar se barbaritë e Lumës ngjiten në nivelin e Genocidit, janë genocid. 

Salla: 1913

Sali Berisha: Edi Rama bllokon...

Salla: 1913

Sali Berisha: Pse, sa thashë unë? 

Salla: 2013

Sali Berisha: Aaa, më falni, 1913, në tetor, në vjeshtën e 1913-s. 

 

sali berisha

Sondazh

Poll