Politike

Kërkon të kandidojë si i pavarur, ish-kryesocialisti i Sarandës denoncon PS-në: Po kërcënon qytetarët me vende pune e gjoba që të heqin firmën

Gjergj Mërkuri tha se ka dorëzuar në KZAZ e Sarandës listën e komisionit nismëtar dhe firmat e nevojshme për regjistrimin si kandidat pavarur, por mesa duket nuk ka mundur që ta finalizojnë regjistrimin e tij.

30 Mars 2023, 00:01 Nga k.m.
Kërkon të kandidojë si i pavarur, ish-kryesocialisti i
Gjergj Mërkuri

SARANDË- Ish-kryetari socialist i degës Sarandë, Gjergj Mërkuri, i cili po tenton të kandidojë i pavarur në këtë bashki, ka denoncuar PS-në se kanë bërë përpjekje për ta bllokuar kandidimin e tij. Me anë të një postimi të bërë në rrjetet e tij sociale në Facebook, Mërkuri tha se ka dorëzuar në KZAZ e Sarandës listën e komisionit nismëtar dhe firmat e nevojshme për regjistrimin si kandidat pavarur, por mesa duket nuk ka mundur që ta finalizojnë regjistrimin e tij. Në reagimin e tij të gjatë, ai tha se po mblidheshin provat e nevojshme për të kallëzuar në SPAK personat që kanë kryer shantazhe ndaj qytetarëve që kanë firmosur për kandidimin e tij.

POSTIMI I PLOTË:

Gjergj Mërkuri ka mbajtur më herët postin e kryetarit të Partisë Socialiste në Sarandë, ndërsa ka vendosur të kandidojë si i pavarur në zgjedhjet lokale të 14 majit.

gjergj merkuri ps e sarandes zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll