Politike

"PS po kandidon drejtorë që duhet të jenë në SPAK"/ Balla i përgjigjet Metës: Akuzat e tij janë alibi për humbjen

Meta lëshoi ditën e sotme akuzën e fortë duke thënë se PS ka mbushur listat e Këshillave për Tiranën me drejtorë që duhet të ishin në SPAK.

29 Mars 2023, 21:03 Nga A.B
"PS po kandidon drejtorë që duhet të jenë në
Taulant Balla

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, deklaroi ditën e sotme se PS po kërkon të fitojë këshillat bashkiakë me njerëz që duhet të hetohen. Teksa ishte në një takim në Sauk, Meta bëri akuzën e fortë duke thënë se PS ka mbushur listat e Këshillave për Tiranën me drejtorë që duhet të ishin në SPAK.

Është një zëvendës ministre. Romina Kuko. Është anëtare e këshillit të bashkisë aktualisht. Ajo ka përgjegjësi për shpërorimin e 1.4 miliardë eurove. 350 milionë euro është buxheti i një viti për bashkinë e Tiranës. 4 vite 1.4 miliardë euro. Shikoni listën, të gjithë i ka zëvendës ministra dhe drejtorë që janë për në SPAK”-tha Meta.

Por për kreun e grupit parlamentar të PS, Taulant Ballën, akuzat e Metës janë alibi për humbjen. 

"Duhet të jemi të qartë për shprehjen "dyert e SPAK-ut". SPAK u krijua për të pasur dyert e hapura që askush të mos gëzojë një lloj imuniteti 30 vjeçar për të mos u paraqitur në dyert e SPAK. Kjo gjë  ka mbaruar me reformën e 2016-ës. As kryeministri Rama as PS nuk e kontrollon këtë drejtësi. Në kohën e Saliut prokuroria nuk ekzekutonte dot urdhrat. Prandaj nuk është fakt negativ, është arritje që të ketë kryebashkiakë apo ministra që shkojnë në dyert e drejtësisë”- u shpreh Balla.

ilir meta taulant balla

Sondazh

Poll