Politike

Ku i gjen paratë për stafin? Belind Këlliçi: I kam vullnetarë, strategjinë e bëj unë me ekipin tim

Belind Këlliçi është treguar i gatshëm të tregojë burimin e të ardhurave për fushatën.

29 Mars 2023, 21:54 Nga k.m.
Ku i gjen paratë për stafin? Belind Këlliçi: I kam
Belind Këlliçi

TIRANË- Belind Këlliçi ka treguar se nga ku i merr ai paratë për fushatën duke qenë se si Parti Demokratike e Shqipërisë do të financohet ajo e drejtuar nga Enkelejd Alibeaj. I ftuar në emisionin “Now”, Belind Këlliçi është treguar i gatshëm të tregojë burimin e të ardhurave për fushatën. Po ashtu është shprehur se shumica e stafit të tij përbëhet nga vullnetarë të Forumit Rinor të Partisë Demokratike.

PJESË NGA BISEDA: 

Belind Këlliçi: Stafi im në pjesën dërrmuese është i përbërë nga vullnetarë të FRPD dhe PD. Në aspektin profesional, kemi nxjerrë listën e këshilltarëve, duke nisur nga Alimehmeti. Duke vazhduar me zonjën Beti Njuma që do mbulojë çështje të librit dhe kulturës, duke vazhduar me Arben Tafaj. Duke vazhduar me Dorian Teliti, Klodian Muço. Është një ekip shumë i madh. Kam miq dhe njerëz që janë të interesuar në fitoren e 14 majit. Strategjinë e bëj unë me ekipin tim. Kam miq në pjesën dërrmuese të vendve të BE dhe në SHBA. Më ndihmojnë me ide, por jo të gjitha vlejnë. Pjesën më të vogël e kam marrë parasysh.

A keni kompani që ka punuar edhe me Erion Veliajn?

Belind Këlliçi: Edhe këtë ma thatë? Hera e parë që e dëgjoj. Unë punoj me të gjithë ata që janë të interesuar për fitoren e 14 majit. Nuk e di a kanë bashkëpunuar me Veliaj apo me ndonjë tjetër. Nuk ia kam idenë. Po më habisni me këtë info, hera e parë që e dëgjoj. Jo vetëm që nuk më komplekson, por po e shihni që gara itensifikohet. Ditë pas dite po shpalos piketat e programit. Ku do gjenden paratë? Aktualisht që flasim, kemi 2 modele që mund t'i shohim fare mirë. Në Tiranë dhe në Shkodër. Fondi i pagave dhe shpenzimet e tjera, të Bashkisë Tiranë shkojnë 61%, në Shkodër është 31%. Është model i prekshëm ky. Paratë do të shkojnë për aheng dhe tallava e koncerte. Ka prioritete qyteti.

Andi Bushati: Ju edhe një milionë euro që duhet t’i merrnit nga shteti i mori Alibeaj. Ju praktikisht duhet të bëni një fushatë pa para. Zakonisht ne e dimë që paratë e fushatave i paguajnë oligarkët dhe ndërtuesit kryesor, prandaj ajo që nuk do ndalojë ndërtimi s’më besohet. Gjëja e parë që të bëni një program të besueshëm është të tregoni paratë e fushatës.

Belind Këlliçi: Kam përshtypjen që është shumë e vështirë për mua që të më shikoni edhe nëpër media apo për aktivitete rutinë si për mungesën e fondeve edhe për shkak të një fushate modeste që unë po bëj për shkak të mungesës së fondeve. Për shkak të këtyre vështirësive që ju po thoni. Unë po jua them që të gjitha shpenzimet do i bëj publike nëse do duhet edhe këto para periudhës zyrtare, sepse jam i detyruar. Edhe tani unë kam hapur numrin e llogarisë bankare ku depozitohen fondet. Ishte shqetësuar edhe imedia se pse unë paguaja Facebook.

belind kellici

Sondazh

Poll