Bota

Do grabisnin postën e madhe ELTA/ Operacion i madh policor në Ilia, mes kriminelëve grekë edhe një shqiptar

Nga 5 personat e arrestuar, një prej tyre është shqiptar.

29 Mars 2023, 22:15 Nga k.m.
Do grabisnin postën e madhe ELTA/ Operacion i madh policor në Ilia,
Pamjet e publikuara nga mediat greke

GREQI- Policia greke ka bërë 5 arrestime në një aksion të madh policor në Ilia mëngjesin e së mërkurës. Informacionet bëjnë me dije se të arrestuarit po përgatisnin një goditje të madhe. Sipas mediave greke, nga 5 personat e arrestuar, një prej tyre është shqiptar.

Do grabisnin postën e madhe ELTA/ Operacion i madh policor në Ilia,

Policia ka monitoruar telefonat e tyre dhe ka konstatuar se ata po planifikonin një sulm brenda ditëve në vijim në Pirgos dhe më konkretisht në një filial të postës ELTA-s.

Do grabisnin postën e madhe ELTA/ Operacion i madh policor në Ilia,

Në kontrollet që kanë bërë në vendin ku ata qëndronin u gjetën pistoleta, kapuç, doreza dhe bidona benzinë. Këtë të fundit mendohet se do e përdonin për të zhdukur gjurmët.

greqi

Sondazh

Poll