Bota

Aksident tragjik në Egjipt/ Autobusi përplaset me dy kamiona, 6 të vdekur 13 të plagosur

Në vendngjarje kanë mbërritur autoambulancat, të cilat i kanë dërguar të plagosurit në një spital aty pranë.

29 Mars 2023, 20:06 Nga a.l
Aksident tragjik në Egjipt/ Autobusi përplaset me dy kamiona, 6
Egjipt

EGJIPT- Një aksident tragjik është shënuar në Egjipt. Mediat e huaja raportojnë se ngjarja ka ndodhur në rrugën Zagazig-Belbeis në provincën e Deltës së Nilit në Sharqiya. Dy kamionë janë përplasur me një autobus, e për pasojë 6 persona kanë humbur jetën dhe 13 të tjerë kanë mbetur të plagosur. 

Në vendngjarje kanë mbërritur autoambulancat, të cilat i kanë dërguar të plagosurit në një spital aty pranë. Autoritetet thonë se të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Prokuroria Publike është duke hetuar aksidentin tragjik. 

Për të frenuar aksidentet rrugore dhe për të lehtësuar bllokimet e trafikut, Egjipti nisi Projektin e Rrugës Kombëtare 2014 për të përmirësuar rrjetin e transportit të vendit. Qeveria zhvilloi dhe zgjeroi shumë nga rrugët e Egjiptit duke ndërtuar ose përmirësuar 7,000 kilometra të rrjetit të saj prej 23,000 kilometrash.

aksident ne egjipt

Sondazh

Poll