Bota

Zhdukja e 2 vajzave 40 vite më parë, Italia kërkon ngritjen e komisionit hetimor

Vendimi i dhomës së deputetëve tani duhet të miratohet nga Senati.

29 Mars 2023, 20:19 Nga A.B
Zhdukja e 2 vajzave 40 vite më parë, Italia kërkon ngritjen e
Emanuela Orlandi dhe Mirella Gregori, të zhdukur në vitin 1983,

ITALI- Dhoma e ulët e parlamentit italian, me 245 vota, ka miratuar formimin e një komisioni parlamentar për të hetuar fatet e dy vajzave të zhdukura 40 vjet më parë. Sipas transmetuesit publik ANSA, vendimi i dhomës së deputetëve tani duhet të miratohet nga Senati.

Kreu i grupit parlamentar të MS5, Francesco Silvestri, shprehu “falënderime të sinqerta për ata që vazhduan t’u besojnë institucioneve të vendit. Ne kemi për detyrë ta shpaguajmë”.

Zhdukja e Emanuela Orlandit në Romë më 22 qershor 1983, kur ajo ishte 15 vjeç, shkaktoi spekulime për përfshirjen e terrorizmit ndërkombëtar, krimin e organizuar italian dhe një komplot brenda Vatikanit për të mbuluar një skandal seksual.

Mirella Gregori po ashtu u zhduk në Romë më 7 maj 1983, kur ajo ishte 15 vjeç./Dosja.al

itali emanuela orlandi

Sondazh

Poll