Bota

'E gjitha ka qenë inskenim'/ Avokati Tomë Gashi: Pjesëtarët e UÇK-së s'kanë qenë kurrë te 'Shtëpia e Verdhë'! Raporti i Dick Marty, politik!

Gashi vlerëson se njolla që ka hedhur ky raport do të jetë prezente në historinë e Kosovës, dhe se kjo e fundit do ta ketë për barrë Gjykatën Speciale.

29 Mars 2023, 20:49 Nga a.l
'E gjitha ka qenë inskenim'/ Avokati Tomë Gashi:
Tom Gashi

KOSOVË- Senatori zviceran, Dick Marty, në vitin 2010 nxori në publik një raport, ku i inkriminonte ish-krerët e UÇK-së edhe në trafikim organesh në një shtëpi në Shqipëri, e njohur si “Shtëpia e Verdhë”. Lidhur me këtë raport avokati Tomë Gashi në një intervistë për mediumin kosovar RTV Dukagjini ka deklaruar se në “Shtëpinë e Verdhë” nuk ka pasur asnjëherë pjestarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. 

Aty nuk ka pasur kurrë ish-pjestarë të UÇK-së, asnjë pjestar i UÇK-së nuk ka qenë fare në shtëpinë e zotit Mercin Katuçi në fshatin Gur…ata nuk ka qenë kurrë në atë territor, mirëpo inskenimi ka mundur, unë tash po aludoj që ka qenë një shtëpi specifike për atë kohë, meqënëse kanë jetuar mbi 20 antarë të atë shtëpi. Ka qenë relativisht më e madhe se të tjerat në rrethinë dhe ka qenë në një pjesë kodrinore që në atë kohë ka qenë pak më e vështirë që të shkohet deri tek ajo shtëpi… ne me mediat kemi shkuar prej Prishtinës, është rreth 3 orë rrugë…”, ka deklaruar ai.

Sipas Gashit e gjithë situata ishte një inskenim. 

Nuk e di kush u ka dhanë ide që të identifikohet kjo shtëpi, por nëse do të identifikohej kjo, do të identifikohej një tjetër. Po ju garantoj që këtu ka pasur implikm të lloj-lloj shërbimeve sekrete, detyrimisht kanë dashur që ta fajësojnë kombin shqiptar, prandaj inskenimi është bërë atje”, ka deklaruar ai.

Ndër të tjera, avokati Gashi e ka quajtur “politik” raportin e Dick Martyt.

“Raporti i Dick Martyt është raport politik, pastaj e kemi raportin e prokurorit ëilliamson, i  cili ka punuar në kuadër të emisionit të EULEX-it…dhe nuk kanë gjetur kurrfarë prova”, ka deklaruar ai.

Gashi vlerëson se njolla që ka hedhur ky raport do të jetë prezente në historinë e Kosovës, dhe se kjo e fundit do ta ketë për barrë Gjykatën Speciale.

tom gashi

Sondazh

Poll