Bota

'Dialogu të vazhdojë'/ Kryediplomatja kosovare vizitë zyrtare në Belgjikë, takon homologen belge: Mirëpresim progresin në raportet Kosovë-Serbi

Lahbib ka thënë se Belgjika e mirëpret përparimin drejt normalizimit të raporteve dhe bën thirrje që dialogu Kosovë-Serbi të vazhdojë.

29 Mars 2023, 20:22 Nga a.l
'Dialogu të vazhdojë'/ Kryediplomatja kosovare vizitë
Donika Gërvalla dhe Hadja Lahbib

KOSOVË- Kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Blegjikë. Ajo ka takuar homologen e saj, ministren e jashtme belge, Hadja Lahbib, me të cilën kanë biseduar për procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Lahbib ka thënë se Belgjika e mirëpret përparimin drejt normalizimit të raporteve dhe bën thirrje që dialogu Kosovë-Serbi të vazhdojë.

“Biseda shumë të mira me homologen time nga Kosova për bashkëpunimin tonë dhe perspektivën evropiane të këtij vendi. Në këtë kontekst, Belgjika mirëpret përparimin drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe bën thirrje për dialog të mëtejshëm”, ka shkruar diplomatja belge.

donika gërvalla

Sondazh

Poll