Bota

Zelenskyy bisedë telefonike me Melonin: Biseduam për iniciativat tona dypalëshe dhe ndërkombëtare

Ai gjithashtu falënderoi Melonin dhe qeverinë e Italisë për mbështetjen e dhënë ndaj Ukrainës. Biseda telefonike zhvillohet pak më shumë se një muaj pas vizitës së Melonit në Kiev.

29 Mars 2023, 20:00 Nga a.l
Zelenskyy bisedë telefonike me Melonin: Biseduam për iniciativat tona
Giorgia Meloni dhe Volodymyr Zelenskyy

UKRAINË- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni. Lideri ukrainas bëri me tije se gjatë bisedës është folur për rrugën drejt paqes në Ukrainë që është e mundur vetëm me tërheqjen e trupave ruse, shkruajnë mediat e huaja. 

"Biseduam për iniciativat tona dypalëshe dhe ndërkombëtare. Rruga drejt paqes në Ukrainë është tërheqja e plotë e trupave ruse nga territori ukrainas dhe zbatimi i formulës sonë të paqes"- shkruan Zelenskyy.

Ai gjithashtu falënderoi Melonin dhe qeverinë e Italisë për mbështetjen e dhënë ndaj Ukrainës. Biseda telefonike zhvillohet pak më shumë se një muaj pas vizitës së Melonit në Kiev.

giorgia meloni volodymyr zelenskyy

Sondazh

Poll