Sport

VIDEO/ Pas 7 golave të Argjentinës, portieri i Curaçaos merr si dhuratë fanelën e Leo Messit: “Një ëndërr e bërë realitet!”...

Pavarësisht humbjes së skuadrës modeste të Karaibeve me kampionët e botës, Eloy Room pranon dashurinë për idhullit e tij dhe nuk e fsheh emocionin: "Një ëndërr që u bë realitet"

29 Mars 2023, 17:22 Nga DOSJA

 

VIDEO/ Pas 7 golave të Argjentinës, portieri i Curaçaos merr si

ARGJENTINE - Fitorja 7-0 e Argjentinës ndaj kombëtares së brishtë të Curaçao, pati edhe golin e 100-të, gjithashtu dhe të 101-tin dhe të 102-tin të shënuar nga Lionel Messi. 

Por ndeshja pati edhe një tjetër personazh të miqësores së zhvilluar të martën në Santiago del Estero. Pavarësisht se ka pësuar shtatë gola, portieri i kombëtares së Karaibeve, Eloy Room, do të kthehet në shtëpi me një kujtim shumë të veçantë: fanelën me numrin 10 të albiceleste.

Një tifoz i Leo Messit, portieri Eloy shkoi për ta përshëndetur pas ndeshjes dhe përveç lavdërimit nga gjeniu argjentinas, ai mori fanelën historike të shtatë herë lojtarit më të mirë në planet, një dhuratë për t'u çmuar përgjithmonë.

“Një ëndërr e bërë realitet. Të gjithë janë tifozë të Messit dhe unë luajta kundër tij. Ishte një ndeshje e vështirë, kam pësuar disa gola, por kam bërë edhe disa pritje të mira. 

Pas ndeshjes ma tha edhe këtë, se kisha bërë pritje të mira dhe kjo do të thotë shumë për mua,”- tha portieri 34-vjeçar, duke ytrguar se çfarë ka ndërmend të bëjë me fanellën e idhullit të tij. “Nuk do ta vesh më kurrë. As për të fjetur”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll