Sport

“Ata do të japin jetën për njëri-tjetrin”! Gavi dhe Ceballos, asnjë sekondë së bashku…

Në Malaga, katalanasi titullar, u zëvendësua nga madrilène, ndërsa në Glasgow u shkëmbyen rolet: Ceballos titullar, u zëvendësua nga Gavi.

29 Mars 2023, 12:30 Nga DOSJA
“Ata do të japin jetën për njëri-tjetrin”! Gavi
Gavi, në një moment të ndeshjes mes Skocisë dhe Spanjës, në Glasgow

SPANJE - “Ata do të japin jetën për njëri-tjetrin”. Kështu u shpreh Luis de la Fuente, në konferencën për shtyp para debutimit të tij si trajner i Spanjës kundër Norvegjisë, në lidhje me marrëdhënien mes lojtarit të Real Madridit, Dani Ceballos dhe katalanasit Gavi, të cilët u konfliktuan midis në ‘El Clasicon’ e fundit mes Barça dhe Real Madrid.

Trajneri i ri i kombëtares shpjegoi, se ai i kishte bashkuar dy lojtarët për të biseduar dhe për t'i lënë pas dallimet e tyre në ekip, duke nënvizuar "përkushtimin dhe cilësinë e jashtëzakonshme njerëzore" të të dyve.

Në fund, e vërteta është se në 180 minutat (plus ato të shtuara) të luajtura kundër Norvegjisë dhe Skocisë, nuk kishte asnjë shans për të parë nëse të dy lojtarët po jepnin jetën për tjetrin. Thjesht sepse nuk përkonin për asnjë sekondë në fushë së bashku.

“Ata do të japin jetën për njëri-tjetrin”! Gavi
Ceballos, në Malaga, në ndeshjen ndaj Norvegjisë

Në La Rosaleda, në debutimin kundër Norvegjisë, Gavi e nisi si titullar dhe Ceballos e zëvendësoi në minutën e 58-të. Dhe këtë të martë, në Glasgow kundër Skocisë, rolet u ndryshuan: pozicioni startues i takoi Dani Ceballos, të cilin Gavi e zëvendësoi në minutën e 79-të.

Prandaj do të duhet të presim për rastet e ardhshme, për të parë marrëdhënien mes të dy lojtarëve që ndajnë fanellën e skuadrës spanjole do të jetë ashtu siç ka tha trajneri. Kjo edhe nëse puna e De la Fuente, për të hekurosur skajet e vrazhda, ka funksionuar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll