Sport

E RRALLE! Neymar ‘qan’, pasi humbi 1 milion euro në një faqe online pokeri! Shikojeni…

Sulmuesi i PSG-së, ndërsa po rikuperohet nga dëmtimi, luan live në lojërat e fatit dhe... humbet!

29 Mars 2023, 16:44 Nga DOSJA

E RRALLE! Neymar ‘qan’, pasi humbi 1 milion euro në një

FRANCE - Në të njëjtën ditë kur rrjetet e tij sociale u hakuan, Neymar mori një tjetër goditje në botën online. Ndërsa po rikuperohet nga dëmtimi, lojtari i PSG-së hapi një faqe pokeri online. Në pak më shumë se një ore, ai përfundoi duke humbur rreth 1 milion euro! Duke e marrë humbjen me shaka, Neymar “qau” në live (shikoni më poshtë).

Një një portal i famshëm pokeri online, raporton se Neymar është “tallur” nga miqtë e tij që ishin në ‘live’, të cilët kanë vënë këngën e filmit “Titanic”, e cila zakonisht është bërë meme në rrjetet sociale në raste trishtimi. 

Njëri prej tyre i tha Neymarit, se ai arriti rekordin e "kalimit nga një milion në zero në 60 minuta". Më pas, duke treguar humor të mirë në mes të dëmtimit, asi brazilian tha: “Do të bëj një video në youtube për këtë”, - tha ai dhe më pas mbylli transmetimin live.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll