Sport

Tottenham mund të mbesi edhe pa drejtor sportiv… kërkohet pezullimi i Paraticit...

Pas shkarkimit të trajnerit Antonio Conte, Tottenham rrezikon të humbasë edhe drejtorin sportiv Fabio Paratici.

29 Mars 2023, 16:09 Nga DOSJA
Tottenham mund të mbesi edhe pa drejtor sportiv… kërkohet

ANGLI - Ish-drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici, u dënua me 30 muaj pezullim nga Federata Italiane në janar, në kuadër të hetimeve ndaj klubit torinez dhe i kërkoi FIFA-s ta zbatojë këtë dënim në mbarë botën. Tashmë, organi që mbikëqyr futbollin botëror e ka pranuar dhe e ka shtrirë dënimin në aktivitete në mbarë botën, ndaj Paratici mund të detyrohet të largohet nga klubi londinez.

“FIIFA konfirmon se, pas një kërkese nga FA italiane (FIGC), presidenti i Komisionit Disiplinor të FIFA-s ka vendosur të zgjasë sanksionet e vendosura nga FIGC ndaj zyrtarëve të ndryshëm të futbollit, në mënyrë që ato të kenë efekt në mbarë botën”,- tha organi në një deklaratë.

Kanali Sky Sports raporton se tani e tutje Paratici nuk do të jetë në gjendje të përfshihet në aktivitete, që lidhen me tregun e transferimeve, përkatësisht të bisedojë me agjentët e lojtarëve, ose trajnerët, pasi klubi është në kërkim aktivisht për një pasardhës të Antonio Contes, i cili natyrshëm kufizon performancën e profesionit, por ai do të mund të punojë brenda klubit.

Juventus, Paratici dhe drejtues të tjerë bardhezi, të përfshirë në hetim e apeluan dënimin dhe duhet të ketë një përgjigje në mes të prillit, por kjo vlen deri atëherë. Tottenham nuk ka bërë ende asnjë reagim zyrtar public për këtë situatë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll