Sport

Milani ultimatum Rafael Leão: deri në Pashkë duhet të vendosë për rinovimin!...

Kuqezinjtë duan që vëmendja të përqendrohet në fushë deri në fund të sezonit

29 Mars 2023, 12:54 Nga DOSJA

Milani ultimatum Rafael Leão: deri në Pashkë duhet të

ITALI - “Gazzetta dello Sport” raporton këtë të mërkurë, se ‘telenovela’ Rafael Leão do të njohë një episod vendimtar, ndoshta epilogun, në 15 ditët e ardhshme. Klubi kërkon një takim përfundimtar, ku pret një përgjigje të qartë nga ndërkombëtari portugez: ose do të rinovojë ose të thotë se dëshiron të largohet. 

Në prill do të luhen dy ndeshje të Champions League, të cilat do të pasojnë ndeshje të rëndësishme të Serisë A dhe kuqezinjtë duan që vëmendja të përqendrohet vetëm në fushë.

Lojtari ka edhe një vit më shumë në kontratën e tij, por Milani nuk dëshiron ta fillojë sezonin e ardhshëm me Leão, që mund të nënshkruajë me një klub tjetër në janar. Kjo është arsyeja pse ai dëshiron të zgjidhë gjithçka tani, para Pashkëve.

Gazeta rozë shkruan se Rafael Leão, i cili nuk ka shënuar në Itali që nga mesi i janarit, është plotësisht i përkushtuar ndaj klubit. Ai u shfaq 24 orë më herët se sa pritej pas ndeshjeve të Portugalisë dhe madje uroi portierin Mike Maignan për një pritje spektakolare në ndeshjen e Francës kundër Irlandës. 

Problemi, shpjegon 'Gazzetta', është 'rrethimi' i Leãos, i përbërë nga menaxheri, familja dhe këshilltarët... Por klubi dëshiron ta zgjidhë problemin sa më shpejt të jetë e mundur dhe ka një propozim të fundit për të vënë në tryezë: paga prej 7 milionë eurosh, duke përfshirë bonuset, pak më e ulët se sa kërkon Leão.

Lojtari kërkon 7 milionë, bonus nënshkrimi dhe ndihmë për shlyerjen e borxhit prej 16 milionësh ndaj Sportingut. Gazeta kujton se problemi i Rafës me ‘Luanët’ nuk ka të bëjë me kuqezinjtë, ndaj ‘ndihma’, nëse ndodh, mund të bëhet vetëm me një transfertë bankare personale.

Milani ultimatum Rafael Leão: deri në Pashkë duhet të

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll