Bota

Ministri i Jashtëm iranian vizitë zyrtare në Moskë, takon Lavrov, në fokus bisedimet për programin bërthamor

Pas mbërritjes së tij, ministri pati një bisedë të shkurtër me gazetarët iranianë, ku ndër të tjera u shpreh se rusët vazhdojnë të përmbyshin detyrimet e tij lidhur me krhimin e palëve në tryezën e bisedimeve. 

29 Mars 2023, 15:08 Nga a.l.
Ministri i Jashtëm iranian vizitë zyrtare në Moskë, takon
Hossein Amir Abdollahian

IRAN- Ministri i Jashtëm iranian, Hossein Amir-Abdollahian ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Moskë. Mediat e huaja raportojnë se ai është takuar me homologun e tij rus, Sergei Lavrov ku do të diskutojnë për planin e programit bërthamor të Iranit. Pas mbërritjes së tij, ministri pati një bisedë të shkurtër me gazetarët iranianë, ku ndër të tjera u shpreh se rusët vazhdojnë të përmbyshin detyrimet e tij lidhur me krhimin e palëve në tryezën e bisedimeve. 


Një nga çështjet që do të ngrihet gjatë diskutimeve tona të nesërme meMinistrin e Jashtëm rus Sergej Lavrov do të jetë Plani i Përbashkët Gjithëpërfshirës i Veprimit për programin bërthamor të Iranit. Rusia luajti një rol efikas në raundin e ri të bisedimeve 4+1 në Vjenë, i cili vazhdoi për disa muaj. Kolegët tanë rusë vazhdojnë të përmbushin detyrimet e tyre lidhur me kthimin e palëve në tryezën e bisedimeve”, theksoi ai.

Amir-Abdollahian dhe delegacioni i tij u prit në aeroport nga zyrtarë të Ministrisë së Jashtme ruse, ambasadori iranian në Rusi dhe anëtarë të stafit të ambasadës së vendit në Moskë. Ai do të vizitojë Moskën me ftesë të Lavrovit. Ndër të tjera, ata do të diskutojnë për aspekte të ndryshme të marrëdhënieve dypalëshe, si dhe për çështje të caktuara të agjendës rajonale dhe ndërkombëtare me interes të përbashkët.

hossein amir-abdollahian

Sondazh

Poll