Bota

Vizita zyrtare në SHBA/ Konjufca zbardh takimin me kongresistin Torres: Kosova nuk mund të ketë mik më të mirë në botë se SHBA-në

Përmes një postimi në rrjete sociale, Konjufca deklaron se fokusi i bisedimeve ishte bashkëpunimi Kosovë-SHBA dhe zhvillimet politike në Kosovë.

29 Mars 2023, 14:41 Nga a.l
Vizita zyrtare në SHBA/ Konjufca zbardh takimin me kongresistin Torres:
Glauk Konjufca

KOSOVË- Në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka zhvilluar një takim me kongresistin Ritchie Torres. Përmes një postimi në rrjete sociale, Konjufca deklaron se fokusi i bisedimeve ishte bashkëpunimi Kosovë-SHBA dhe zhvillimet politike në Kosovë. Po ashtu ai shtoi se me zyrtarin Torres diskutuan edhe për mbështetjen amerikane për proceset euroatlantike të Republikës së Kosovës. 

POSTIMI I PLOTË: 

Përherë kënaqësi ta takoj Kongresistin dhe mikun e madh të Kosovës e shqiptarëve, z.Ritchie Torres. Gjatë takimit të ngrohtë diskutuam për bashkëpunimin e ngushtë Kosovë – SHBA, zhvillimet politike në shtetin tonë dhe mbështetjen amerikane për proceset euroatlantike të Republikës së Kosovës.

Siç ka thënë dhe z.Torres, SHBA-ja nuk ka mik më të mirë se Kosovën dhe Kosova nuk mund të ketë mik më të mirë në botë se SHBA-në.

Jam thellësisht mirënjohës për përkrahjen e vazhdueshme të Kongresistit Torres ndaj Republikës së Kosovës dhe përkushtimin e tij në forcimin e miqësisë dhe thellimin e marrëdhënieve dypalëshe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Thank You Ritchie!

Një ditë më parë Konjufca ka takuar përfaqësuesin special për Ballkanin Perëndimor, Gabirel Escobar. Ata diskutuan për zhvillimet aktuale politike në vend dhe rajon, për procesin e dialogut dhe marrëveshjen e Ohrit, si dhe hapat e mëtejmë  për normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

glauk konjufca

Sondazh

Poll