Bota

Zëvendëskryeministrja ukrainase paralajmëron rusët: Mos birësoni fëmijët e rrëmbyer nga Ukraina!

 Më shumë se 16,000 raste të dëbimit të fëmijëve janë duke u hetuar nga prokurori i përgjithshëm i Ukrainës Andriy Kostin.

29 Mars 2023, 14:57 Nga a.l
Zëvendëskryeministrja ukrainase paralajmëron rusët: Mos
Foto ilustruese

UKRAINË- Zëvendëskryeministrja ukrainase, Iryna Vereshchuk ka paralajmëruar qytetarët rusë që të mos birësojnë fëmijët e rrëmbyer nga Ukraina të deportuar në Rusi. Më shumë se 16,000 raste të dëbimit të fëmijëve janë duke u hetuar nga prokurori i përgjithshëm i Ukrainës Andriy Kostin. Vereshchuk gjithashtu u shpreh se dhjetëra rusë që kishin vendosur të adoptonin jetimët e rrëmbyer nga Ukraina herët a vonë do të përgjigjeshin për këtë veprim, shkruan Reuters.  

Të marrësh fëmijët jetimë nga Ukraina dhe t’i dorëzosh për birësim shtetasve rusë është e paligjshme dhe e poshtër. Është veçanërisht e neveritshme kur njerëzit madje mburren publikisht për faktin se ata adoptuan fëmijë që janë rrëmbyer në Ukrainë,” ka shkruar Vereshchuk.

Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi ​​një urdhër-arresti për Vladimir Putin në fillim të këtij muaji, duke akuzuar Rusinë për dëbim të fëmijëve.

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll